Derbi i Londrës i takon Bluve, Chelsea mposht Tottenhamin

Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 22-të të Premier League.

Skuadra e Thomas Tuchel, i pamposhtur në tri ndeshjet e para në drejtim të Bluve, ka undur 1-0 në transfertë Tottenham dhe është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes, duke shkuar katër pikë larg zonës Champions.

Sfida mes dy ekipeve londineze është vendosur nga një penallti e Jorginho-s në minutën e 24-t.

Për herë të parë në karrierën e tij, Jose Mourinho ka humbur dy ndeshje radhazi të Premier League të luajtura në shtëpi.

Tri humbje radhazi në kampionat për Spurs, që tani mbajnë vendin e tetë në renditje me 33 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here