City gati ofertën faraonike për të bindur Haaland!

Erling Haaland padyshim që për momentin është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Europë.

Norvegjezi ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij për Borussia Dortmund dhe për këtë arsye është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha europiane.

Chelsea, Manchester City, Real Madrid dhe Juventus janë vetëm disa nga skuadrat e interesuara për të dhe Citizens duket se nuk e kanë ndërmend që të kursehen për të siguruar shërbimet e tij.

Haaland në Etihad Stadium pritet të mbërrijë si zëvëndësues i Kun Agueros i cili pritet të largohet si futbollist i lirë.

Paga që pritet të marrë tek skuadra e Guardiolës do të jetë hiç më pak se 500,000 funta në javë duke e bërë atë njërin prej futbollistëve më të paguar në botë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here