Chelsea ka mposhtur 2-1 Sheffield në transfertë dhe është ngjitur në vendin e pestë të Premier League, duke shkuar vetëm një pikë larg Liverpool-it të vendit të katërt.
Blutë duket se kanë gjetur vazhdimësi me Thomas Tuchel, i cili ka marrë një barazim dhe dy fitore në tri ndeshjet e para në drejtim të londinezëve.
Të tre golat e ndeshjes janë realizuar nga miqtë. Mount ka zhbllokuar takimin në minutën e 43-të, ndërsa vendasit kanë barazuar falë një autogoli të Rudiger në minutën e 54-t.
Ka qenë Jorginho ai që i ka siguruar tri pikët Chelsea-t me penalltinë e transformuar në minutën e 58-të.
Nëntë nga 11 golat e italianit në Premier League kanë ardhur nga pika e bardhë (82%); kjo është përqindja më e lartë e çdo lojtari me 10 ose më shumë gola të shënuar në historinë e kampionatit anglez.