Falë Messit, Milan transferon yllin e Barcelonës!

Siç raporton Don Balon, Lionel Messi ka shprehur dëshirën e tij që Barcelona ta vërë në shitje brazilianin, Philippe Coutinho i cili me shumë mundësi do të jetë një objektiv i Milanit.

Barcelona duhet ti paguajë edhe 20 milionë euro të tjera në qoftë se Coutinho zhvillon edhe një numër të caktuar ndeshjesh dhe kjo gjë nuk ka mundësi të ndodhë në krizën që po kalojnë katalanasit.

Çmimi i tij llogaritet diku rreth 50 milionë euro dhe gjatë kësaj vere Rossonerët pritet që të bëjnë gati këtë shumë për të bindur katalanasit për shitjen e tij.

Mirëpo skuadra e Piolit duhet që të nxitojë pasi të interesuara për të janë edhe skuadrat e Tottenham, Manchester United dhe Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here