Liverpool po shqyrton mundësinë e transferimit të Vinicius!

The Reds të vendosur për të transferuar sulmuesin e Los Blancos.

Siç raporton e përditshmja spanjolle OKDiario, Liverpool ka shfaqur një interesim të madh për të siguruar shërbimet e brazilianit të Real Madrid, Vinicus Jr.

Braziliani ka vuajtur për të gjetur minuta të rregullta në fushë nën urdhërat e Zinedine Zidane dhe me rihapjen e merkatos gjatë kësaj vere pritet largimi i tij përfundimtar ose huazimi nga Santiago Bernabeu.

Vinicius më herët konsiderohej i paprekshëm nga Real Madrid por forma e tij e dobët ka bërë që drejtuesit e skuadrës të ndryshojnë tashmë mendje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here