Liverpool është duke u bërë gati që gjatë kësaj vere nga skuadra të largojë hiç më pak se 6 futbollistë, raporton kështu The Athletic.
The Reds do të shesin edhe ndonjërin prej futbollistëve të saj kryesorë në mënyrë që të ngrisë fondet e skuadrës pasi në merkaton e janarit u detyrua të kërkojë vetëm marrëveshje huazimi.
Portieri i dytë Adrian dhe Marko Grujic i cili aktualisht është i huazuar tek skuadra portugeze e Portos, priten që të jenë dy emrat e parë që do të largohen nga Anfield gjatë kësaj vere.