Milenkovic lë Fiorentinën por jo Serie A!

Mbrojtësi serb i Fiorentinës, Nikola Milenkovic është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i Fiorentinës pasi kësaj vere ai do largohet nga skuadra Viola dhe me shumë mundësi skuadra e tij e ardhshme do të jetë AC Milan.

Fiorentina verën e kaluar kërkonte plot 50 milionë euro, shifër kjo që Rossonerët nuk ishin në gjendje të paguanin dhe tashmë shifra prej 30 milionë eurosh është e përballueshme për një futbollist që premton shumë për të ardhmen.

Dëshira e tij është që të transferohet tek kuqezinjtë edhe pse për të interesim të madh kanë shfaqur edhe Inter dhe Juventus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here