Barcelona ende nuk ka president, ndërsa Joan Laporta është favorit për ta marrë drejtimin e klubit.
Laporta i cili njihet për epokën e artë të Barcelonës, sipas të gjitha gjasave do ti fitojë zgjedhjet presidenciale dhe do ta rimarrë drejtimin e klubit.
Sipas portalit spanjoll Don Balon, Laporta ka piketuar goditjen e parë në merkato dhe bëhet fjalë për një qendërsulmues.
Laporta synon të transferojë te Barcelona talentin e ri të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko.
Edhe pse 16-vjeç, Moukoko ka debutuar me skuadrën e parë të Borussias dhe ka shënuar dy gola në Bundesligë.
Laporta e sheh atë si një përforcim ideal, pasiqë vlera e tij në treg është 10 milionë euro, ndërsa Moukoko premton shumë për të ardhmen.