Tottenham dëshiron shitjen e Sterling!

Tottenham dëshiron që në fund të këtij sezoni të shesë sulmuesin e saj Kazaiah Sterling, sipas raportimeve të Football Insider.

Spurs kanë marrë vendimin që të heqin dorë nga shërbimet e 22 vjeçarit i cili ka tashmë që 4 sezone që po huazohet nëpër skuadra të ndryshme dhe nuk po arrin që të bindë drejtuesit e skuadrës londineze për ti rinovuar kontratën.

Sterling aktualisht është i huazuar tek skuadra skoceze e ligës së dytë, Greenock Morton mirëpo në këtë marrëveshje nuk ka pasur mundësi për blerjen e shërbimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here