Barcelona e interesuar për talentin e Romës!

Barcelona është shumë e interesuar për të transferuar talentin e skuadrës së Romës, Gonzalo Villar.

Villar më herët ka qenë pjesë e skuadrës spanjolle të Elche ndërkohë që tashmë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm për skuadrën e Paolo Fonsecas.

22 vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 28 ndeshje me Romës dhe thuajse në asnjërën prej tyre nuk ka zhgënjyer drejtuesit e skuadrës.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe Roma e bleu vetëm për 4 milionë euro ndërsa tani Barcelona nëse dëshiron shërbimet e tij duhet që ti paguajë Giallorosëve plot 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here