Evertoni mposht Liverpoolin në derbin e qytetit

Derbi i Merseyside i takon Evertonit dhe Carlo Ancelottit, me Liverpoolin që është i zhytur në krizë të plotë.

Golat e Richarlison dhe Sigurdsson i japin triumfin 0-2 Everton, që barazon me pikë në renditje rivalin e përjetshëm.

Humbja e katërt radhazi kjo për Liverpool në Premier League. Sfida nisi menjëherë keq për të besuarit e Klopp, pasi Richarlison i shënoi pas vetëm 3 minutash pas një pasimi të James Rodriguez.

Liverpool tentoi të krijonte raste, por për asnjë moment nuk arriti të konkretizonte, derisa në minutën e 83-të Calvert Leëin fitoi një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga islandezi Sigurdsson.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here