Reali mposht Valladolidin dhe rihap garën për titull

Real Madrid ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertën delikate të Valladolidit, pas një goli të shënuar nga braziliani Casemiro.

Mesfushori i dha avanatazhin “Los Blancos” në minutën e 65-të, ku pas një krosimi të Toni Kroos nga goditja e dënimit shënoi me kokë. Ekipi i Zidane arriti ta ruante avantazhin deri në fund të sfidës, duke marrë një fitore me shumë vlera.

Kështu, Reali e sheh veten vetëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Atletico Madrid, edhe pse “Los Blancos” kanë një ndeshje më shumë se ekipi i Diego Simeones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here