James Rodriguez po mendon largimin nga Everton!

James Rodriguez po e mendon seriozisht largimin e tij nga skuadra e Everton gjatë merkatos së verës, raporton kështu Defensa Central.

Kolumbiani nuk është aspak i lumtur me situatën në Angli, për shkak të motit të keq dhe lojës shumë fizike që zhvillohet në Premier League dhe që ka filluar ta lodhë atë.

James po mendon një transferim tek Atletico Madrid dhe rëndësi për të nuk ka aspak që Los Colchoneros janë rivalët e urryer të ish skuadrës së tij, Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here