Liverpool e interesuar për sulmuesin e Sevillës, Ocampos!

The Reds janë duke kërkuar transferimin e yllit argjentinas.

Sulmuesi i Sevillas, Lucas Ocampos është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Liverpoolit e cila do kërkojnë transferimin e tij gjatë kësaj vere, raporton La Razon.

26 vjeçari ka një klauzolë prej 65 milionë eurosh mirëpo gjatë kësaj vere mund të shitet për një shifër më të vogël se kaq.

Sevilla mund të vendosë për shitjen e tij në qoftë se Liverpool pajtohet për shitjen e Takumi Minaminos, i cili aktualisht është i huazuar tek skuadra e Southampton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here