Probleme për Zidane, ylli i Realit mungon ndaj Atalantës

Telashet për Zinedine Zidane dhe Realin e Madridit duket se nuk kanë të sosur.

Në prag të ndeshjes ndaj Atalantës në Champions League, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës, “Los Blancos” marrin një tjetër lajm të keq.

Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e ekipit për sfidën ndaj italianëve, pasi edhe ditën e sotme ka munguar në seancën stërvitore. Kështu, pas Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Marcelos, konfirmohet një tjetër mungesë e madhe.

Nga ana tjetër, edhe emra si Hazard, Valverde, Rodrygo e Militao janë në dyshim të madh për këtë takim, me Zidane që është bërë me dhimbje koke me siguri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here