Merkatoja, Zidane përplaset me Juven, shkaku ylli i Serie A-së!

Zinedine Zidane dhe Juventus tashmë janë përballë një rivaliteti të ashpër në merkato pasi që të dy palët janë të interesuara për të siguruar shërbimet e Manuel Locatellit.

Tekniku francez tashmë ka dhënë lejen për pastrimin e skuadrës dhe ardhjen e një gjenerate të re futbollistësh ku ndër ta është Housem Aouar, Goretzka, Neuhaus, Camavinga.

Tashmë në këtë listë po bën pjesë edhe Locatelli i cili momentalisht është pjesë e Sassuolos.

Pala italiane kërkon 30 milionë euro për shërbimet e tij dhe kjo nuk përbën problem për madrilenët ndërsa Juventus deri më tani kishte hezituar të ofronte një shumë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here