Leicester është duke monitoruar Lingard!

Leicester City është duke përcjellur me shumë kujdes progresin që është duke arritur Jesse Lingard tek skuadra e West Ham, siç raporton Eurosport.

‘Dhelprat’ janë të gatshëm që të bëjnë gati një ofertë për të i cili aktualisht është i huazuar në London Stadium, por po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me ‘Hammers’.

Lingard ka shënuar 3 gola në 4 takime në Premier League qysh prej ardhjes nga skuadra e Manchester United, i cili është akoma nën pronësinë e kësaj skuadre dhe gjithçka pritet të mbyllet gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here