Nuk rinovon me Liverpool, Maldini hidhet në sulm!

Nëse Milan këtë sezon arrin që të kualifikohet për në Champions League gjatë sezonit të ardhshëm atëherë do ti rriten edhe mundësitë e saj për të transferuar emra të mëdhenj në merkato.

Njëri prej tyre është padyshim mesfushori i Liverpool, Giorginio Wijnaldum i cili ka vendosur që të mos rinovojë më kontratën me The Reds dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re.

Leonardo i PSG ka filluar interesim për transferimin e tij mirëpo në këtë garë Milan mbetet favorite për shkak se tek skuadra e Piolit holandezi e ka të sigurt vendin e titullarit ndërsa tek PSG ndryshojnë gjërat.

Për largimin e tij kampionët e Premier League mësohet se dëshirojnë hiç më pak se 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here