Derbi mbyllet pa fitues, Chelsea dhe United barazojnë në Stamford Bridge

Është mbyllur në barazim pa gola super ndeshja e javës së 26-të të Premier League, Chelsea-United.

Një rezultat që është arritur edhe me ndihmën e VAR.

Në minutën e 14-të të takimit, në fakt, Callum-Hudson Odoi ka prekur topin me dorë në zonën e rreptësisë, por arbitri Stuart Attëell ka vendosur të mos akordojë penallti.

Ky barazim favorizon Manchester City-n, që tani kryeson renditjen me një avantazh prej 12 pikësh ndaj Manchester United.

Chelsea mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here