Oferta prej 60 milionë eurove ka arritur, Bastoni largohet nga Interi

Falë një sezoni mbreslënës që po bën, Alessandro Bastoni është kthyer në një mollë sherri për gjigantët europian.

Mbrojtësi italian ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij dhe në Itali e ka fituar epitetin si Maldini i ri.

Disa ditë më parë u raportua se interesim për shërbimet e Bastonit ka shfaqur Real Madrid, ndërsa sipas raportimeve të fundit në garë për italianin është futur edhe Manchester United.

Portali spanjoll Todofichajes, raporton se Djajtë e Kuq synojnë transferimin e Bastonit në merkaton e verës dhe se kanë përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurove.

Inter është në krizë financiare dhe te United synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi. Mbetet ta shohim nëse Neroaxurët do ta sakrifikojnë Bastonin për të shpëtuar klubin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here