E bujshme: Asensio te gjiganti italian për 35 milionë euro

Marco Asensio drejt transferimit në Itali.

Te Reali pritet të ndodhin ndryshime të mëdha në verë dhe Marco Asensio mund të jetë njëri nga lojtarët që mund të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventus synon transferimin e Asensios.

Është Ronaldo ai që ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e spanjollit dhe Biankonerët kanë përgatitur një ofertë prej 35 milionë eurove.

Te Juventus besojnë se mund ta rikthejnë Asension në formën e duhur, ndërsa Reali nuk ka asgjë kundër shitjes së tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here