Messi do të qëndrojë nëse Barcelona e transferon yllin e…

Lajmi  për largimin e Messit nga Barcelona bëri bujë të madhe verën që lamë pas.

Argjentinasi dëshironte largimin nga Camp Nou, mirëpo drejtuesit nuk e lejuan të largohet.

Messit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të jetë i lirë të largohet, ndërsa në klub të gjithë po punojnë që ta bindin argjentinasin të qëndrojë.

Sipas portalit spanjoll Don Balon, Messi do të qëndrojë te Barcelona nëse Laporta transferon Agueron.

Agueros i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Blaugranët mund ta transferojnë me parametra zero.

Messi e dëshiron me çdo kusht bashkëkombasin e tij në skuadër dhe do të qëndrojë në Camp Nou, vetëm nëse Barcelona transferon Agueron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here