Atletico Madrid synon transferimin e Ziyech

Hakim Ziyech nuk ka arritur të ambientohet te Chelsea.

Sipas Todo Fichajes, Hakim Ziyech ka përfunduar në shënjestrën e Atletico Madrid.

Ziyech u transferua te Chelsea si përforcim i madh, mirëpo ka shënuar vetëm dy gola për Blutë.

Që nga ardhja e Tuchel në stol, 27-vjeçari ka luajtur vetëm në dy ndeshje si titullar dhe në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge.

Te Atletico e shohin Ziyech si pasuesin ideal të Vitolos, ndërsa Chelsea është e gatshme ta lërë të lirë për më pak se 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here