Merkatoja, Barcelona transferon yllin e Juventusit!

Siç prononcon Don Balon, në momentin kur Juan Laporta do të marrë drejtimin e skuadrës së Barcelonës atëherë do të fillojë sulmi në merkato edhe për McKennie të Juventusit.

Blaugranat po kërkojnë transferimin e tij duke u munduar që të shfrytëzojnë edhe formën e tyre jo të mirë këtë sezon e cila rrezikon edhe kualifikimin në Champions League.

Akoma nuk dihet shifra që do të ofrohet për 22 vjeçarin mirëpo dëshira e vetë futbollistit është që të transferohet tek katalanasit pasi tek Zonja e Vjetër nuk ka pasur shumë minuta në këmbët e tij.

Laporta ka premtuar një revolucion tek Barcelona në qoftë se vjen prapë në krye të klubit katalanas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here