City nuk rinovon, Aguero tek gjiganti italian me parametra 0!

Manchester City nuk po shfaqë interesim për të rinovuar me Sergio Agueron kështu që ai mund të transferohet në Serie A tashmë me parametra 0.

Bomberi argjentinas tashmë është më i arritshëm për Interin pasi skuadra italiane nuk ka nevojë që të paguajë një shumë për transferimin e tij por duhet të ofrojë një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon.

Barcelona pati shfaqur gjithashtu interesim për të mirëpo tashmë nëse në krye vjen Laporta interesimi i katalanasve do të zhvendoset tek Haaland duke i hapur rrugë kështu Neroazzurëve për transferimin e argjentinasit.

Kjo pritet të jetë një goditje shumë e rëndësishme për Conten i cili në këtë mënyrë do të plotësonte repartin e sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here