Merret vendimi: Juventus hidhet në sulm për top mbrojtësin europian!

Juventus ka ndërmend që këtë verë të ndërmarrë disa aksione të shtrenjta në merkato ku njëri ndër ta pritet të jetë David Alaba i Bayern Munich.

Austriaku publikisht ka deklaruar që prej sezonit tjetër nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjermane dhe menjëherë interesim për të kanë shfaqur shumë skuadra të mëdha europiane.

Zonja e Vjetër është njëra ndër to dhe nuk e ka ndërmend që të humbasë një mundësi të tillë për një futbollist që mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë gjithashtu.

Skuadra e Pirlos pritet të reformohet dhe disa yje të skuadrës do të largohen gjatë kësaj vere gjë që i jep mundësi Agnellit që të bëjë një ofertë tunduese për austriakun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here