Liverpool pas yllit të Marseille, Kamara!

Liverpool është vënë në ndjekje të yllit të Marseille, Boubacar Kamara, të paktën kështu raporton Calcio Mercato.

Skuadra franceze mund të vendosë që këtë verë ta shesë 21 vjeçarin për të përfituar një shumë parash pasiqë në vitin 2022 kontrata  e tij me skuadrën mbaron dhe mund të largohet si futbollist me parametra 0.

Kamara këtë sezon ka realizuar 31 takime për skuadrën e Marseille duke e konsoliduar veten si njëri nga fubollistët kryesorë të kësaj skuadre.

Ende nuk dihet çmimi që do të ofrojë skuadra e Klopp për të siguruar shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here