Manchester United futet në garë për Milenkovic

Manchester United ka kthyer vëmendjen kah Nikola Milenkovic, pasiqë transferimi i Ramos është komplikuar.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Djajtë e Kuq kanë kthyer përsëri vëmendjen kah mbrojtësi i Fiorentinës, Milenkovic.

Mbrojtësi serb ka bërë paraqitje mjaftë të mira dhe është kthyer në mollë sherri mes gjigantëve europian.

Kontrata e Milenkovic skadon në vitin 2022 dhe Fiorentina është e detyruar ta shesë atë në verë.

Manchester United është i gatshëm të paguaj 40 milionë euro për të mposhtur konkurencën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here