Quhet Moriba Kourouma Kourouma por e thërrasin Ilaix! Një emër që ndoshta në të ardhmen do të dëgjohet më shumë dhe sigurisht që Barcelona blindoi dy vite më parë.
Pjesë e La Masia që në moshë të re, futbollisti nga Guinea ka shënuar sot një supergol pas asistit të Messit, duke dyfishuar rezultatin në fushën e Osasuna (ndeshja përfundoi 0-2).
Moriba arriti në Barcelonë nga Espanyol në vitin 2010. Ai është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij dhe ai shpesh ka luajtur në kategori lojtarësh shumë më të vjetër se ai.
Moriba me të vërtetë u dallua në moshën 15 vjeç kur shënoi një hat-trick kundër Real Madrid U19. Gjëja më e shquar ishte goli i tij i fundit, ku ai shënoi nga mesi i fushës në fillim të pjesës së dytë.
Në janar 2019, ndërsa kontrata e tij e të rinjve ishte gati të skadonte, klube të tilla si Manchester City dhe Juventus u përpoqën ta nënshkruanin, por përfundimisht firmosi një marrëveshje rekord, me një pagë prej më shumë se 500,000 euro në vit dhe një klauzolë blerjeje të caktuar në 100 milion euro.