Vendim i çuditshëm, Milan do shesë yllin e saj!

Në Spanjë ka dalë një lajm bombastik nga mediat e këtij vendi për të ardhmen e Rafael Leaos të AC Milan.

Deri më tani nuk ka qenë një sezon i keq për sulmuesin portugez i cili ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 5 herë mirëpo kjo duket se nuk do të mjaftojë për të pasi largimi i tij mund të ndodhë gjatë kësaj vere.

Dy vite më parë për të u pagua një çmim prej 30 milionë eurosh.

Por Elliott Company në këtë aspekt nuk është se po tregohet shumë e durueshme dhe mund të vendosë për shitjen e tij gjatë kësaj vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here