Koulibaly pranë transferimit tek Bayern Munich!

Kalidou Koulibaly ka kohë që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha europiane dhe kjo verë duket e fundit që do kalojë tek Napoli.

Liverpool është shumë e interesuar për të mirëpo nuk arriti transferimin e tij vitin e kaluar për shkak se Napoli kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për transferimin e tij mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Çmimi i 29 vjeçarit është ulur përgjysmë mirëpo tashmë në garë për të ka hyrë edhe Bayern Munich e cila tashmë po cilësohet si favorite për transferimin e tij.

Me 45 milionë euro De Laurentiis është i gatshëm që të heqë dorë nga shërbimet e senegalezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here