Amerikani ka shumë mundësi që mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
Manchester United dhe Liverpool janë duke e vëzhguar me shumë kujdes situatën nëpër të cilën po kalon Christian Pulisic tek skuadra londineze, raporton kështu Daily Mail.
Bayern Munich është duke e përcjellur gjithashtu me shumë kujdes situatën nëpër të cilën po kalon amerikani i cili akoma nuk ka zhvilluar një ndeshje nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel.
Nëse vazhdon kjo situatë atëherë Pulisic mund të kërkojë largimin nga kjo skuadër përkundër faktit që në kontratë ka akoma edhe 3 vite të mbetura.