Matic nuk përjashton mundësinë e rikthimit tek Benfica!

Nemanja Matic e ka pranuar që do e shqyrtojë përsëri mundësinë për një rikthim tek Benfica përpara se të pensionohet.

Në një intervistë të dhënë për Sport TV ai deklaroi që akoma nuk është duke menduar për daljen në pension mirëpo para se ti japë fund futbollit të luajtur ai mund të rikthehet përsëri tek Benfica.

‘Nëse Benfica ka nevojë për mua atëherë unë do të shkojë atje por momentalisht jam shumë i lumtur tek Manchester United’- deklaroi mesfushori serb.

32 vjeçari në fund shtoi se në Portugali nuk mund të luajë për asnjë skuadër tjetër përveç se Benficas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here