Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuara shumë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund.
Manchester City është duke udhëhequr garën për shërbimet e Erling Haaland, të paktën këto janë raportimet e Daily Mail.
Edhe Manchester United është e vendosur për transferimin e tij dhe cilado skuadër që dëshiron transferimin e tij duhet që të paguajë klauzolën për largimin e tij pasi ai ka një kontratë deri në vitin 2022.
City tashmë ka kontaktuar me agjentin e tij, Mino Raiolan i cili është i gatshëm për një marrëveshje me Pep Guardiolan.