Manchester City synon Felix si pasues të Agueros

Atletico Madrid duket se është e gatshme që të lërë portugezin të largohet nga Wanda Metropolitano gjatë kësaj vere.

Në qoftë se Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City këtë verë atëherë The Citizens kanë gati menjëherë zëvëndësimin për të.

Siç rapoton Cuatro, City do të hidhet menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e Joao Felix i cili do zëvëndësojë argjentinasin.

Nga ana tjetër Atletico Madrid ka shprehur gatishmërinë për ta lënë atë të largohet për shkak se Diego Simeone nuk është shumë i bindur me paraqitjet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here