Dembele i gatshëm për të rinovuar me Barcelonën!

Mundo Deportivo raporton se Ousmane Dembele është i gatshëm ti japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij dhe të rinovojë kontratën me Barcelonën.

Emri i tij gjatë janarit ishte i përmendur shpesh herë për një transferim të mundshëm tek Manchester United mirëpo një gjë e tillë mbeti vetëm një dëshirë e skuadrës angleze.

Kontrata e francezit aktualisht skadon në vitin 2022 mirëpo tashmë ai është i përkushtuar për të vazhduar akoma këtë bashkëpunim dhe një gjë e tillë mund të aprovohet edhe nga drejtuesit e skuadrës katalanase.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here