Real Madrid po synon që këtë verë të arrijë transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Anglezi vlerësohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe është në kërkim të një skuadre të madhe për të fituar trofe.
SER Deportivos raporton se Los Blancos janë shumë të vendosur për blerjen e sulmuesit të kombëtares angleze përkundër faktit që janë në krizë të thellë financiare.
27 vjeçari këtë sezon po kalon një formë të jashtëzakonshme ku deri më tani ka shënuar 27 gola dhe ka asistuar 16 herë.