Tottenham në ndjekje të Ramsey!

Spurs duket se janë tani në ndjekje të ish yllit të Arsenalit.

Tottenham është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë e mundshme për ta sjellur në Londër Aaron Ramsey nga skuadra e Juventusit, raporton Tuttomercatoweb.

Spurs do të tentojnë blerjen e tij duke shfrytëzuar situatën e keqe që ka kaluar këtë sezon tek Zonja e Vjetër.

Ramsey këtë sezon në të gjitha garat ka marrë pjesë në 26 ndeshje për skuadrën e Juventusit me të cilën ka edhe dy vite kontratë të mbetura që vështirë se do ti çojë deri në fund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here