Skuadra gjermane është e gatshme që të fillojë sulmin për arsyen se bisedimet mes tij dhe Tottenhamit janë ndalur tashmë.
Bayern Munich është duke e vëzhguar me shumë kujdes situatën nëpër të cilën po kalon Son Heung-min dhe pa një marrëveshje rinovimi me skuadrën londineze janë duke u munduar që të bindin atë të transferohet në Allianz Arena.
Son-it i është ofruar një kontratë 5 vjeçare me një pagë prej 200,000 funtash në javë mirëpo koreano-jugori akoma nuk ka vendosur për të rinovuar ose jo.