Si Juventusi planifikoi për yllin e madh të Interit!

Skuadra e Juventusit para 3 vitesh kishte shfaqur interesim të madh për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukaku.

Biankonerët ishin të gatshëm që të falnin shërbimet e Paolo Dybalas për të bindur Djajtë e Kuq që të linin të lirë belgun që të transferohej në Torino.

Sandro Sabatini deklaroi që ai ishte duke planifikuar një shkëmbim në mes të Paolo Dybalas dhe Romelu Lukakut mirëpo një gjë e tilë nuk arriti që të konkretizohej.

Arsyeja e këtij dështimi ishte që Paolo Dybala nuk arriti një marrëveshje me skuadrën angleze dhe kjo gjë bëri që gjithçka të dështonte pasi në të kundër Lukaku tashmë do të ishte pjesë e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here