Lamtumirë Pirlo: Rikthehet trajneri i madh italian!

Andrea Pirlo nuk është duke gëzuar më besimin e tifozëve për të udhëhequr skuadrën edhe për një sezon tjetër.

Në një sondazh të zhvilluar ditëve të fundit tifozët e Zonjës së Vjetër ishin me shumicë pro rikthimit të Massimiliano Allegrit, madje e preferonin atë edhe para Zinedine Zidane.

50,3% e të anketuarve dëshironin që prej sezonit të ardhshëm në stol të jetë Allegri ndërsa 32,2% Zidane, 11,3% Gasperini ndërkohë që 6,2% kërkojnë ardhjen e Simone Inzaghit.

Ky sondazh pritet të ketë një ndikim të madh edhe tek drejtuesit e skuadrës të cilët gjithashtu janë të pakënaqur me paraqitjet e skuadrës nën drejtimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here