Mikkel Damsgaard lë Sampdorian por jo Serie A-në!

Mikkel Damsgaard këtë sezon ka shkëlqyer tek skuadra e Sampdoria e cila udhëhiqet nga trajneri Claudio Ranieri dhe interesimi për të nga skuadrat e mëdha italiane sa po vjen e po rritet.

Juventus dhe Inter do të jenë skuadrat që do të duelojnë këtë verë për të siguruar shërbimet e tij.

Damsgaard erdhi në Itali nga skuadra e Nordsjaelland për një shifër prej 6 milionë eurosh ndërkohë që tani ka kapur vlerën e 20 milionë eurove.

Për Pirlon 20 vjeçari do të ishte përforcimi i duhur për mesfushën ndërkohë që Antonio Conte tek ai sheh zëvëndësuesin ideal të Christian Eriksen i cili mund të largohet këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here