Arsenali ka nisur bisedimet me mesfushorin e Milanit, Hakan Calhanoglu, raporton Sky Sport Italia.
Topçinjtë e shohin turkun si pasuesin ideal të Odegaard, të cilit i skadon huazimi në fund të sezonit.
Calhanoglu nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Milanin dhe në fund të sezonit do të largohet nga San Siro.
Interesim për 27-vjeçarin kanë shfaqur Juventus, Inter, Manchester United. Mbetet ta shohim se ku do ta vazhdojë karrierën mesfushori turk.