Zyrtare: Kevin De Bruyne rinovon me Manchester Cityn

Kevin De Bruyne lidhet edhe më shumë me Manchester City.

Mesfushori belg ka nënshkruar rinovimin 2-vjeçar të kontratës aktuale, e cila do ta mbajë atë në “Etihad Stadium” deri më 30 qershor 2025. Kjo është diçka zyrtare tashmë.

Njoftimi për shtyp mbërriti të nesërmen e performancës së shkëlqyeshme në Champions nga ish-talenti i Chelsea dhe Wolfsburg.

Mbrëmjen e kaluar ai dëshmoi klasin më të pastër në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

Pasi u bashkua me Premier League më 2015, De Bruyne u bë shpejt një gur themeli për ekipin që drejtohet tani nga Pep Guardiola.

65 gola dhe mbi 100 asiste në 255 ndeshje për rekordin e tij me “Citizens”. Titujt nga më të larmishmit.

Qëllimi i tij dhe City tani është triumfi në Champions, një trofe kaq i ëndërruar nga e gjithë bota, por asnjëherë e arritur nga “qytetarët”.

Nëse e fiton kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë, do të ishte lavdia kurorëzuese e një prej mesfushorëve më të mirë të kësaj epoke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here