Bombë: Marotta transferon yllin e Juventusit!

Vetëbesimi i Beppe Marottas duket se është më i lartë se kurrë pasi këtë verë do të tentojë që në Milano të sjellë ylin e Juventusit, Paulo Dybala edhe atë më parametra 0.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe si një lloj hakmarrjeje për shkak se Juventus nga ana tjetër po planifikon transferimin e Mauro Icardit nga Paris Saint Germain.

Rinovimi me Zonjën e Vjetër duket i vështirë për të ndodhur mes dy palëve për shkak të kërkesës për një pagë më të lartë të argjentinasit, kërkesë kjo e parealizueshme nga Andrea Agnelli.

Marotta nga ana tjetër është duke punuar fuqishëm që ta çojë deri në fund këtë mision dhe ka shumë të ngjarë që të rezultojë i suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here