Vinicius Jr tek gjiganti i Serie A!

Lajme senzacionale vijnë nga Spanja: Vinicius Jr këtë verë mund të transferohet tek skuadra e Juventusit për një shifër prej 60 milionë eurosh.

Siç raporton Diariogol.com, tentativat kanë filluar për ta larguar atë nga Real Madrid.

Juventusi duket favoritja kryesore për transferimin e tij duke marrë parasysh faktin që tek kjo skuadër mund të përfundojë edhe vetë Zinedine Zidane.

Në planet e Juventusit Vinicius shihet si zëvëndësues i Paulo Dybalas por ndoshta edhe i vetë Ronaldos.

Braziliani muajve të fundit po kalon një formë të jashtëzakonshme gjë që ka rritur edhe interesimin e skuadrave të mëdha europiane për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here