Manchester United kërkon 30 milionë paund për Lingard!

Djajtë e Kuq duket se do të tentojnë shitjen këtë verë të futbollistit të tyre që është i huazuar tek West Ham.

Manchester United mesa duket do të shfrytëzojnë dëshirën e madhe që ka West Ham për blerjen e tij dhe i ka vënë një çmim prej 30 milionë paund shërbimeve të sulmuesit, raporton The Mirror.

Lingard është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme tek londinezët pasi në 8 ndeshje të Premier League ka arritur që të shënojë 6 gola dhe ka asistuar 3 herë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here