Mbrojtja nuk bind, Barcelona “peshkon” 24-vjeçarin e Tottenham.
Barcelona ka hasur jo pak probleme në mbrojtje kohët e fundit. Pique është drejt fundit të karrierës, ndërsa dyshja franceze Lenglet-Umtiti nuk bindin aspak.
Për këtë arsye, drejtuesit katalanas kanë hedhur sytë nga Premier League.
Dëshira kryesore është Davinson Sanchez, i cili nuk po kalon një sezon të mirë te Tottenham dhe është me valixhe në duar.
Problem mbetet vlera e kartonit të kolumbianit, që kap 50 milionë eurot. 24-vjeçari u ble nga Tottenham në verën e vitit 2017 për plot 42 milionë euro nga Ajax.
Trajneri Koeman gjithashtu e mirëpret një afrim të mundshëm të Davinson Sanchez, por mbetet për t’u parë në rast se Barcelona dhe Tottenham do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur në një marrëveshje.