Lamtumirë Napoli, Gattuso tek rivalët e napolitanëve!

Qëndrimi i Gennaro Gattusos tek Napoli pas këtij sezoni duket se është një gjë shumë e vështirë për tu arritur dhe tashmë tekniku ka gjetur prej më herët skuadrën e tij të ardhshme.

Bëhet fjalë për skuadrën e Fiorentinës e cila ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar një kontratë me të gjatë kësaj vere.

Mediat italiane raportojnë që ish futbollisti nga Kalabria është më pranë se kurrë arritjes së një marrëveshje me skuadrën nga Firence.

Të dy palët duken të gatshme për një marrëveshje pasi edhe Gattuso është deklaruar pro një marrëveshjeje të tillë dhe gjithçka pritet të konkretizohet këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here