Vazhdon mallkimi i andaluzëve për Atletico Madrid, që, pas humbjes së pësuar shtatë ditë më parë kundër Sevilla-s, nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Betis mbrëmjen e sotme.
Një rezultat ky që i lejon lojtarët e Simeone-s të marrin kreun e renditjes me një pikë avantazh ndaj Real Madrid.
Colchoneros kanë shënuar të parët me Carrasco-n, por Betis është kundërpërgjigjur pothuajse menjëherë me Tello-n.
Vazhdon periudha negative për Atletico-n, me vetëm një fitore të marrë në pesë ndeshjet e fundit të luajtur në të gjitha kompeticionet.
Colchonero-s kanë arritur të marrin vetëm 17 nga 33 pikët e fundit që kanë patur në dispozicion në kampionatin spanjoll.